09/11/2025
Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë pjesë në Kursin për Administratorë Sportivë, të organizuar Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Akademia Olimpike.
Ky kurs ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale të administratorëve të klubeve sportive, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike mbi menaxhimin efektiv të organizatave sportive. Pjesëmarrja përfaqëson një mundësi të vlefshme për forcimin e strukturave administrative të klubeve të basketbollit dhe për rritjen e cilësisë së punës institucionale.
Nga Federata e Basketbollit e Kosovës kanë marrë pjesë përfaqësues të Zyrës Ekzekutive dhe si të klubeve të basketbollit.
Ligjërues në këtë kurs ishin Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fitim Arifi, Drejtor për Edukim në Akademinë Olimpike, si dhe Stavri Bello nga Instituti i Kërkimit Shkencor në Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe vëzhgues i basketbollit në FIBA.
Gjatë kursit, pjesëmarrësit kanë zhvilluar detyra praktike dhe në përfundim janë certifikuar si administratorë sportivë.