04/11/2025
Sigal Prishtina ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, por në fund është mundur nga Dinamo Zagreb me rezultat 80:82.
Sfida u zhvillua në grupet e Ligës ENBL. Për prishtinasit ishte humbja e parë pas tri fitoreve, derisa fitorja e dytë për skuadrën kroate.
Bardhekaltrit ishin në epërsi nga fillimi, por vendimtare ishte periudha e fundit, që u fitua nga mysafirët 11:26, derisa pikët e fitores i realizoi Delonnie Mikell Hunt, tre sekonda nga fundi.
Hunt e mbylli ndeshjen me 26 pikë, kurse te vendasit më i dalluari ishte Adrio Bailey me 29 pikë e gjashtë kërcime.