Përballjet kosovare-kroate

Përballjet kosovare-kroate

04/11/2025

Natën e sotme do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në garat evropiane.

Dy përballjet do të zhvillohen ndërmjet skuadrave kosovare dhe aty kroate.

Në Prizren, zhvillohet dueli ndërmjet Bashkimit dhe Cibonës, në grupet e FIBA Europe Cup. Për prizrenasit kjo është hera e parë që garojnë në këtë ligë të rëndësishme evropiane, ku atmosfera pritet të jetë elektrizuese në Palestrën “Sezai Surroi”. Portokallezinjtë pësuan në tri sfidat e para, kurse skuadra kroate ka tri fitore në tri ndeshje. Sfida zhvillohet nga ora 19:00.

Po ashtu nga ora 19:00 zhvillohet një tjetër duel interesant, kësaj radhe në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Dinamo Zagrebit në Ligën ENBL.

Njëkohësisht kjo përballje është ndërmjet skuadrave që nuk kanë pësuar humbje. Bardhekaltrit kanë tri fitore në tri ndeshje, kurse skuadra kroate ka një fitore në një ndeshje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners