FBK merr pjesë në Kursin për Administratorë Sportivë të organizuar nga KOK-u

FBK merr pjesë në Kursin për Administratorë Sportivë të organizuar nga KOK-u

03/11/2025

Federata e Basketbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), këtë fundjavë do të marrë pjesë në Kursin për Administratorë Sportivë.

Ky kurs, i organizuar nga KOK-u dhe Akademia Olimpike, ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve profesionale të administratorëve të klubeve sportive, duke ofruar njohuri teorike dhe praktike mbi menaxhimin efektiv të organizatave sportive. Pjesëmarrja përfaqëson një mundësi të vlefshme për forcimin e strukturave administrative të klubeve të basketbollit dhe për rritjen e cilësisë së punës institucionale.

Ligjërues në këtë kurs do të jenë Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Fitim Arifi, Drejtor për Edukim në Akademinë Olimpike, si dhe Stavri Bello nga Instituti i Kërkimit Shkencor në Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe vëzhgues i basketbollit në FIBA.

Gjatë kursit, pjesëmarrësit do të zhvillojnë detyra praktike dhe në përfundim do të certifikohen si administratorë sportivë.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners