Përfundon Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030 të FBK-së

Përfundon Punëtoria për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030 të FBK-së

02/11/2025

Ka përfunduar Punëtoria treditore për hartimin e Planit të ri Strategjik 2026-2030 të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), duke përcaktuar drejtimin e ardhshëm të zhvillimit të basketbollit në Kosovë.

Gjatë këtyre tri ditëve është diskutuar për Objektivat dhe Qëllimet e Planit Strategjik, Zhvillimi i Talenteve, Planifikimi i Veprimit dhe Planet e Veprimit, Monitorimi, si dhe Komunikimi. 

Grupe të Interesit ishin të përfshira në procesin e hartimit të Planit Strategjik 2026-2030, për të siguruar një strategji gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Në Punëtori kanë ligjëruar ekspertët e FIBA-s: Nour Amri, Guillermo Calvo, Maeve Buckley, Michal Jezdik, Reïna Kotto-Ekambi dhe Radmila Turner, në kuadër të programit FIBA PLUS, që synon të fuqizojë federatat kombëtare dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të basketbollit në mbarë botën.

Ky është bashkëpunimi i dytë mes FBK-së dhe FIBA-s në hartimin e planit strategjik për basketbollin e Kosovës.

Për herë të parë, një proces i tillë u zhvillua në vitin 2020, kur u hartua Plani Strategjik 2021–2025, që shërbeu si bazë për transformimin dhe forcimin e strukturave të basketbollit në vend.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një strategjie të re që do të forcojë më tej rolin e FBK-së në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners