Xhiroja e pestë e Superliga Femrat sjell duele të forta këtë fundjavë

Xhiroja e pestë e Superliga Femrat sjell duele të forta këtë fundjavë

31/10/2025

Superliga e Femrave vazhdon të sjellë emocione dhe rivalitete të forta në parket. Këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e pestë, e cila do të ketë  tri përballje që pritet të tërheqin vëmendjen e tifozëve.

Xhiroja nis të shtunën me ndeshjen ndërmjet United Basketball dhe Penzës, një duel që pritet të jetë me shumë intensitet.

Të dielën, në program është derbi i javës, ku përballen Bashkimi dhe Peja 03 – një ndeshje që gjithmonë sjell rivalitet dhe spektakël në parket.

Po ashtu, të dielën do të zhvillohet edhe përballja ndërmjet Trepçës dhe Junior 06, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Superliga e Femrave – Xhiro 5

  • E shtunë | 1 Nëntor
     16:00 – United Basketball vs Penza
  • E diel | 2 Nëntor
     13:00 – Bashkimi vs Peja 03
     14:00 – Trepça vs Junior 06

     Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të YouTube të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners