Portokallezinjtë humbasin vetëm pas vazhdimeve

Portokallezinjtë humbasin vetëm pas vazhdimeve

29/10/2025

Bashkimi ka zhvilluar një lojë shumë të fortë ndaj skuadrës së njohur franceze, Dijon, por prizrenasit pësuan vetëm pas vazhdimeve.

Ndeshja që solli shumë emocione përfundoi 74:83 (18:12, 18:18, 9:25, 23:13, 6:15), derisa koha e rregullt kishte përfunduar 68:68.

Prizrenasit të përkrahur nga tifozët vendas e nisën ndeshjen shumë mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë 18:12, derisa periudha e dytë ishte e baraspeshuar 18:18. Mysafirët ishin shumë më të mirë në periudhën e tretë, 9:25, por Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe u rikthyen dalëngadalë për të barazuar shifrat në 68:68, sa përfundoi koha e rregullt. E, në vazhdime, francezët ishin më të përqendruar për të fituar 74:843.

TJ Bickerstaff ishte më i dalluari te vendasit me 18 pikë e 11 kërcime.

Atmosfera në Prizren ishte fantastike, derisa vendasit pësuan humbjen e tretë nga tri ndeshje, kurse francezët shënuan fitoren e parë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners