27/10/2025
Në takimin e zhvilluar në palestrën “Karagaqi” në Pejë, KBF Prishtina arriti fitore bindëse ndaj KBF Penza me rezultat 87:71 (30:16, 23:17, 17:21, 17:17).
Prishtina e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke dominuar në dy çerekët e parë dhe krijuar epërsi të madhe 53:33 pas pjesës së parë. Penza reagoi në periudhën e tretë duke fituar 21:17, por nuk arriti ta përmbysë rezultatin, teksa Prishtina mbajti kontrollin deri në fund të takimit.
Te skuadra pejane u dallua Shamia Strayhorn me 27 pikë, 5 kërcime dhe 5 asistime, ndërsa në anën tjetër, për Prishtinën shkëlqeu Dejah Terrell me 30 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, duke realizuar një double-double të fuqishëm. Po ashtu, Nija Collier kontribuoi me 25 pikë e 15 kërcime, ndërsa Agnesa Rrahmani shtoi 15 pikë dhe 7 asistime.