22/10/2025
Dubrava shënoi fitore ndaj Pejës me rezultat 98:83 (22:19, 28:21, 15:26, 33:17) në ndeshjen e dytë të Ligës ENBL.
Sfida e zhvillua në Kroaci u karakterizua me shumë rikthime, por u vendos në pesë minutat e fundit, kur vendasit ishin më të mirë dhe shënuan fitoren e parë në këtë edicion të Ligës ENBL, derisa verdhezinjtë pësuan humbjen e dytë.
Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, duke përfunduar 22:19, derisa kroatët për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e dytë 28:21, për të shkuar në pushim me shifrat 50:40.
Megjithatë, Peja nuk kishte udhëtuar për tu dorëzuar dhe u rikthye në periodën e tretë, që e fitoi 15:26, ku shifrat pas 30 minutash ishin 65:66. Edhe pesë minutat e para të çerekut të fundit ishin të baraspeshuar, derisa në minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë dhe fituan 98:83.