Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Europe, që është zhvilluar në Athinë.
Fetahu, i cili është anëtar i Bordit të FIBA Europës mori pjesë në këtë mbledhje, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për basketbollin evropian.
Kjo ishte mbledhja e gjashtë e Bordit të FIBA Europës, që ka mandat 2023-2027.
Eventi që u drejtua nga Federata e Basketbollit të Greqisë, u kryesua nga Presidenti i FIBA Europe, Jorge Garbajosa, ndërsa Presidenti i FIBA-s, Sheikh Saud Ali Al Thani, Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s Andreas Zagklis dhe Drejtori Ekzekutiv i FIBA-s, Europe Kamil Novak ishin të gjithë të pranishëm.
Po ashtu në Athinë është tërhequr shorti për grupet e FIBA EuroBasket Women 2025, derisa për meshkuj shorti do të tërhiqet më 27 mars në Riga.
FIBA EuroBasket Women 2025 do të mbahet në Greqi, Itali, Gjermani dhe Çeki nga 18 deri më 25 qershor.
Bordi do të votojë për të vendosur organizatorët e FIBA EuroBasket 2029, më 23 maj në Riga, Letoni. Aktualisht, në garë për të pritur eventin janë shtatë shtete, pas tërheqjes së Gjermanisë këtë javë.
Bordi pa gjithashtu raporte në vazhdim për garat e klubeve, me një përditësim të veçantë për Euroligën e ardhshme të Femrave, edicionin e parë të kompeticionit me formatin e ri dhe një Final 6 të organizuar në Zaragoza për tre edicione radhazi.
Novak ofroi përditësime mbi projektet e vazhdueshme të FIBA Europe, duke përfshirë “Hoops for Schools” dhe “IcoachGirls” që janë iniciativa Erasmus+, si dhe programet ikonike “WiLead” dhe “FIBA Plus”.
“TIME-OUT 3.0” që filloi në shtator 2024 do të përfundojë në gusht të këtij viti me diplomimin në Shtëpinë e Basketbollit.
Bordi miratoi kërkesën e Federatës Shqiptare për zhvendosjen e Eurobasket FIBA U16 2025, Divizioni C (5-13 korrik) nga Tirana në Korçë dhe më pas EuroBasket FIBA U18 2025, Divizioni C (19-27 korrik) nga Durrësi në Tiranë.
Bordi dëgjoi gjithashtu raporte nga Komiteti Menaxhues për Projekte të Veçanta në lidhje me Fondin për Zhvillimin e Rinisë; “Her World, Her Rules” dhe “Alley-Oop”.
Mbledhja e ardhshme e Bordit do të mbahet në Riga, Letoni, më 22 maj, i ndjekur nga seminari i përgjithshëm i Sekretarëve të Federatave Kombëtare më 23 maj dhe Asambleja e Përgjithshme më 24 maj.
Kujtojmë se Fetahu është anëtar i Bordit të FIBA Evropës nga maji i vitit 2023.