Peja ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje të zhvilluara në këtë edicion në Prince Caffe Superligë. Pejanët kanë mundur si mysafir Trepçën 58:72 (17:14, 13:16, 9:21, 19:21) në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar me vendasit që u treguan paksa më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 17:14. Por, verdhezinjtë i përgjigjen në periodën e dytë 13:16 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 30:30.
Dallimi u bë në periudhën e tretë, ku pejanët fituan 9:21 dhe epërsinë e krijuar e ruajtën deri në fund për të triumfuar 58:72, duke mbetur skuadra e vetme në Superligë me pesë fitore, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe tri humbje.
Te Trepça u dalluan Kalin Fisher me 19 pikë dhe Burim Zekiqi me 12, kurse te Peja u dalluan Dardan Berisha me 18 pikë, nëntë kërcime dhe tetë asistime dhe Amel Kuljuhoviq me 12 pikë e 10 kërcime.