Llapi ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Dytë. Skuadra e Llapit pas gjashtë fitore radhazi pësoi nga Gjakova e Re me rezultat 53:57. Ndërkohë, Gjakova e Re, ka tri katër fitore dhe tri humbje në këtë edicion.
Fitoren e gjashtë radhazi nga gjashtë ndeshje të zhvilluara e ka shënuar Borea, që triumfoi ndaj Sferës 73:85. Sfera ka pesë fitore dhe dy humbje.
Fitore në këtë xhiro shënoi edhe Gjakova, që mundi Fushë Kosovën në udhëtim 57:70. Të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe katër humbje.
Dardanët kanë regjistruar fitoren e pestë (ka edhe dy humbje), duke mundur Kaçanikun 77:71. Kjo e fundit ka një fitore dhe katër humbje.
Fitoren e parë këtë kampionat e ka regjistruar Dukagjini, që ka mundur me rezultat të ngushtë United Basketball 61:60. Derisa për Dukagjinin ishte fitorja e parë pas pesë humbjeve, për United Basketboll ishte humbja e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara.
Liga e Dytë - Java 7
Sfera - Borea 73:85
Fushë Kosova - Gjakova 55:70
Llapi - Gjakova e Re 53:57
Dardanët - Kaçaniku 77:71
Dukagjini - United Basketball 61:60