Në një ndeshje emocionuese, Penza arriti një fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 63:77 (20:25, 23:18, 10:12, 10:22) në javën e tetë të Superliga Femrat.
Pjesa e parë nisi thuajse e barabartë, me të dyja skuadrat që alternonin epërsinë. Çereku i parë u mbyll me avantazh të ngushtë për Penzën 20:25, ndërsa në të dytin Trepça e ktheu rezultatin duke fituar 23:18, duke e mbyllur pjesën e parë në barazim 43:43.
Në pjesën e dytë, loja vazhdoi të ishte e ekuilibruar, por në çerekun e tretë, pejanet menaxhuan me aftësi epërsinë për 10:12, duke e mbajtur tensionin të lartë për t'u përgatitur për spektaklin e pjesës së fundit. Aty, me një performancë mbrojtëse të shkëlqyer dhe një lojë të mençur në sulm, Penza e mbylli çerekun e katërt me një rezultat të fuqishëm 10:22 dhe siguroi fitoren me përfundim 63:77.
Për vendaset, më e mira ishte Vivian Woome, e cila shënoi 15 pikë, bëri nëntë kërcime dhe dhuroi pesë asistime. Ndërsa për mysafiret, ylli i ndeshjes ishte Saranda Daci, e cila shënoi 13 pikë, bëri 19 kërcime dhe dhuroi 10 asistime.
Me këtë fitore, Penza arrin pesë fitore dhe tri humbje, ndërsa Trepça regjistron një fitore dhe shtatë humbje në këtë edicion të Superligës.
#KosovaBasketball🏀🇽🇰 #FBKKosova #KosovaËomenBasketball #MbreTRESHA #Superliga #SuperligaFemrat #çikatebasketbollit