Fillon Kampi Nacional i FBK-së

Fillon Kampi Nacional i FBK-së

09/07/2024

Zyrtarisht ka filluar kampi Nacional i Basketbollit, i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF).

Ky kamp, i cili ka për qëllim zhvillimin e të rinjve, do të mbledhë fëmijët e lindur në vitet 2011-2012 dhe do të zhvillohet në ambientet e Gjimnazit Loyola në Prizren, nga data 8 deri më 13 korrik 2024.

 

Kampi Nacional i këtij viti përfshin një program të gjerë trajnimi, i cili është i dizajnuar për të ndihmuar në zhvillimin dhe përmirësimin e aftësive basketbollistike të pjesëmarrësve. Fokusi kryesor i trajnimeve do të jetë në teknikat themelore të basketbollit, zhvillimin e aftësive individuale dhe kolektive, si dhe në nxitjen e shpirtit të garës dhe bashkëpunimit ndërmjet fëmijëve.

 

 Kjo iniciativë ka për qëllim jo vetëm përmirësimin e aftësive teknike, por edhe zhvillimin e vlerave të rëndësishme si disiplina, përkushtimi dhe respekti për sportin dhe shokët e skuadrës.

 

Synimi kryesor i Kampit Nacional është të kontribuojë në formimin e fëmijëve si lojtarë të ardhshëm potencialë për ekipet kombëtare të Kosovës. Duke i ekspozuar ata ndaj një ambienti profesional dhe trajnimeve intensive, FBK synon të identifikojë dhe të kultivojë talentet e reja që do të përfaqësojnë vendin në garat ndërkombëtare në të ardhmen.

 

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners