Ka përfunduar me ndeshjet finale edicioni i parë i Programit Sport në Shkolla.
Sot në Sheshin Skënderbeu janë zhvilluar Garat Republikane, pasi më herët kishin përfunduar Garat Shkollore dhe ato Rajonale.
28 ekipe të klasave 6-9 të 14 shkollave të shtatë rajoneve, luftuan për titull, ku janë shpallur kampionët e grupmoshave U12 dhe U14 në të dyja konkurrencat.
Pas shumë ndeshjeve, u zhvillua finalja U12 te femrat, ku Shkolla Bajram Curri nga Istogu fitoi ndaj Shkollës Abaz Ajeti 16:2.
Medaljet i ndau Arbisa Shefkiu, koordinatore e Programit Sport në Shkolla, derisa trofeun e kampionit, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.
Te U14 te femrat, sërish fitoi Shkolla Bajram Curri, kësaj radhe ndaj Shkollës 7 Marsi me rezultat 10:3. Medaljet i ndau Edita Medunjanin, Menaxhere e Projekteve në FBK, kurse trofeun e kampionit, Elvira Dushku, Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.
Ndërkohë, kampion te U12 te meshkujt është shpallur SHFMU 1 Vushtrri, që mundi në finale Shkollën Bafti Haxhiu me rezultat 8:4.
Medaljet i kanë ndarë Dren Marseli, Menaxher i Projektit Sport në Shkolla, derisa trofeun Fikret Shatri, udhëheqës i Divizionit në Sportin Shkollor.
Ndërkohë, në finalen e U14 në konkurrencën e meshkujve u takuan 7 Marsi nga Theranda dhe Bajram Curri nga Istogu. 7 Marsi fitoi me shifrat 11:12.
Medaljet i ndau Dren Marseli, Menaxher i Programit Sport në Shkolla, kurse trofeun e kampionit, Adrian Telaku, Kryetar i Federatës së Sportit Shkollor të Republikës së Kosovës.
"Sporti në Shkolla" është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.