Pas përfundimit të Garave Shkollore dhe Rajonale, sot në Sheshin Skënderbeu është koha për Garat Republikane, në kuadër të Programit Sport në Shkolla.
Më 10 qershor, 28 ekipe të klasave 6-9 të 14 shkollave të 7 rajoneve, do të luftojnë për titullin zyrtar, ku do të shpallen 4 ekipe kampione, vajza dhe djemtë të grupmoshave U12 dhe U14.
Fituesit e Garave Republikane do të shpallen pasi u mbyllën suksesshëm Garat Shkollore dhe më pas Rajonale, ku morën pjesë 56 ekipe nga zonat rurale dhe urbane të vendit.
"Sporti në Shkolla" është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës.