Bashkimi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Vëllaznimit me shifrat 61:69 (15:24, 13:13, 23:23, 10:9), në kuadër të javës së 24-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte e rëndësishme për të dy skuadrat që nuk ndodhen në pozitën e dëshirueshme, derisa prizrenasit realizuan një fitore me shumë rëndësi.
Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 15:24. Perioda e dytë ishte e barabartë me prizrenasit që kishin epërsi konstante, kurse pjesa e parë përfundon 28:37.
Edhe perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë, 23:23, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:60. Në 10 minutat e fundit, vendasit bënë maksimumin dhe afruan shifrat në 61:62, por pa arritur të bëjnë më shumë dhe Bashkimi triumfon në fund 61:69.
Te Vëllaznimi u dallua Emmanuel Emogbo me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi më i dalluari ishte Julian Hamati me 22 pikë e 13 kërcime.
Vëllaznimi ka 7 fitore dhe 17 humbje, kurse Bahskimi 11 fitore dhe 13 humbje.