Nënshkruhet Marrëveshja për Donacion mes FBK-së dhe SOS Fshatrat e Kosovës

Nënshkruhet Marrëveshja për Donacion mes FBK-së dhe SOS Fshatrat e Kosovës

20/03/2024

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe SOS Fshatrat e Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshjen për Donacion.

Në ndeshjen Kosova-Irlanda, gjysma e parave të biletave të shitura kanë shkuar për SOS Fshatrat e Kosovës.

Bileta ka kushtuar 4 Euro, kurse 2 Euro kanë shkuar për SOS Fshatrat e Kosovës.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Nezahat Salihu, Drejtoreshë Nacionale e SOS Fshatrat e Kosovës.

Salihu i ka dhuruar Dushkut, Falënderimin për përkrahjen e dhënë nga FBK për SOS Fshatrat e Kosovës.

Të dy palët janë shprehura të kënaqura për bashkëpunimin që kanë pasur deri më tani dhe janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për të ardhmen.

FBK edhe më herët me kampanja të ndryshme ka përkrahur SOS Fshatrat e Kosovës.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners