22/10/2026
Java e tretë e Superligës së Femrave në basketboll do të zhvillohet të shtunën, me dy përballje interesante në program.
Ndeshja e parë do të zhvillohet nga ora 13:00, ku Peja 03 do të përballet me Prishtinën. Peja ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Prishtina e ka një humbje.
Në takimin e dytë, nga ora 16:00, Trepça do të përballet me Penzën, në një tjetër sfidë që pritet të sjellë rivalitet dhe basketboll interesant.
Në këtë javë, skuadra e Bashkimit do të pushojë
Orari
E shtunë:
13:00 – Peja 03 – Prishtina
16:00 – Trepça – Penza