Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 26-të në Prince Caffe Superligë.
Në Prizren do të ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Prizrenasit ndodhen në vendin e gjashtë me dhjetë fitore e 15 humbje, kurse prishtinasit në vendin e katërt me 15 fitore dhe dhjetë humbje. Të dy skuadrat kërkojnë një vend sa më lartë në renditje, që është shumë e rëndësishme për “Play-off”.
Dy skuadrat që kanë siguruar “Play-off”-in, Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi ndeshen në Therandë. Ylli është në vendin e tretë me 16 fitore e nëntë humbje, kurse kuqezinjtë janë në vendin e pestë me 11 fitore e 14 humbje.
Të enjten Istogu do të ndeshet me kampionen, Pejën. Istogasit kanë një fitore e 24 humbje, kurse verdhezinjtë janë në pozitën e dytë me 17 fitore e tetë humbje.
Dueli i fundit i kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Proton Cable Prizrenit. Mitrovicasit kanë siguruar vendin e parë me 23 fitore e vetëm dy humbje, kurse prizrenasit janë në vendin e pestë me shtatë fitore e 18 humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 26
E mërkurë
19:00 Bashkimi-Sigal Prishtina
19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
E enjte
19:00 Istogu-Peja
20:00 Trepça-Proton Cable Prizreni