Bora është finalistja e parë në “Play-off” të Ligës së Parë të Meshkujve.
Skuadra prishtinase në ndeshjen e dytë gjysmëfinale e ka mundur Vushtrrinë 80:113, që ishte e mjaftueshme për të depërtuar në finale, pasi sfidën e parë e kishin fituar 80:113. Prishtinasit depërtojnë në finale, ku e presin fituesin e ndeshjes Kosovari-New Basket.
Kosovari e fitoi ndeshjen e së hënës me rezultat 68:92, për të barazuar serinë gjysmëfinale në 1:1, pasi takimin e parë e fituan prizrenasit 85:100. Ndeshja e tretë do të jetë vendimtare se, kush do të kualifikohet tutje.
Kampioni i Ligës së Parë edicionin e ardhshëm do të garojë në elitë, kurse finalisti do të garojë me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligë, për një vend në elitën e basketbollit.