Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në udhëtim 66:81 (13:19, 25:23, 17:20, 11:19), në kuadër të javës së 23-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Mysafirët kishin epërsi konstante në çerekun e parë, duke e mbyllur këtë pjesë me rezultat 13:19. Vendasit e nisën më mirë periodën e dytë, duke shkrirë epërsinë dhe duke kaluar në epërsi 25:24. Por, me kalimin e minutave, therandasit sërish kalojnë në epërsi, kurse pjesa e parë përfundoi 38:42.
Bashkimi nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 53:53, megjithatë mysafirët hyn në një seri prej 2:9, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 55:62. Në 10 minutat e fundit, Ylli e thelloi edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 66:81.
Te Bashkimi u dalluan Christian Lutete me 27 pikë e 8 kërcime dhe Obinna Olenka me 13 pikë e 13 kërcime, derisa te Golden Eagle Ylli më të mirët ishin Erjon Kastrati me 21 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, Mitchell Ëilbekin me 21 pikë dhe Demetris Morant me 12 pikë e 10 kërcime.
Bashkimi ka 10 fitore dhe 13 humbje, kurse Golden Eagle Ylli 15 fitore dhe tetë humbje.