Dushku flet për Planin Strategjik të FBK-së për pjesëmarrësit e Programit S2ABC Project

Dushku flet për Planin Strategjik të FBK-së për pjesëmarrësit e Programit S2ABC Project

12/03/2024

Pjesëmarrësit e Programit S2ABC Project për Administratën Sportive kanë vizituar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Para tyre, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka treguar për Planin Strategjik 2021-25 të FBK-së.

Pjesëmarrësit janë njohur me këtë Plan Strategjik, si dhe kanë lavdëruar FBK-në për realizimin e këtij plani, që e kanë pak federata në Evropë, sidomos në Ballkan.

Ata gjithashtu kanë parë nga afër me punën që bëhet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe stafin që punon në FBK.

Në këtë Program, Artina Hasani, si Menaxhere e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, është përfaqësuese nga Federata e Basketbollit e Kosovës, ndërsa marrin pjesë 30 përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane.

Pjesëmarrësit e programit nga 11 deri më 13 mars do të qëndrojnë në Kosovë, ku sot do të mbahet diplomimi.

Tri modulet kryesore janë: Menaxhimi i Projektit, Financa dhe Burimet Njerëzore.

S2ABC financohet nga programi Erasmus+ Sport i BE-së (2022) "Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit" dhe zgjat nga janari 2023 deri në mars 2024.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners