Grapeland fiton Kupën e Ligës së Dytë

Grapeland fiton Kupën e Ligës së Dytë

04/03/2024

Në fundjavë në Rahovec u zhvillua Kupa e Ligës së Dytë te meshkujt.

Në gjysmëfinalen e parë, KEK-u mundi Gjakovën me rezultat 76:49, derisa në atë të fundi, Grapeland ka mundur Sferën 93:66.

Në finale u përballn Grapeland me KEK-un, ku skuadra rahovecase arriti të triumfojë 81:72, duke fituar trofeun e parë në histori të klubit.

Trofeun skuadrës fituese ia ndau Komesari i Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija, i cili gjithashtu ndau edhe medaljet.

Hadis Durguti është shpallur MVP i Kupës, ku çmimi atij iu nda nga Drejtori për Rini, Kulturë dhe Sport në Rahovec, Afrim Dina.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners