Final 8 i Ligës Unike të meshkujve me sponsor, do të zhvillohet në Vlorë

Final 8 i Ligës Unike të meshkujve me sponsor, do të zhvillohet në Vlorë

01/03/2024

Në fund të muajit mars do të zhvillohet Final 8 i Ligës Unike te meshkujt.

Sot, është një zhvilluar konferenca për media, që ishte shumë e rëndësishme para fillimit të kësaj ngjarje.

Sot u finalizua marrëveshja trepalëshe mes Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari, z. Hajri Elezi, President i Lajthiza Invest dhe nënkryetarit të bashkisë Vlorë, z. Klevis Kaso.

Në këtë aktivitet, që do të zhvillohet në Vlorë, sponsor gjeneral do të jetë Lajthiza, duke ofruar një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë eveniment sportiv.

Ky aktivitet merr titullin Liga Unike Lajthiza. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 - 31 Mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë.

Ekipet nga Shqipëria:

  1. Tirana
  2. Kamza
  3. Besëlidhja
  4. Teuta

Ekipet nga Kosova:

  1. Peja
  2. Sigal Prishtina
  3. Trepça
  4. Golden Eagle Ylli

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners