Gjatë fundjavës u zhvillua xhiro e 19 në Superliga Femrat, derbi i javës takoi dy rivalët e vjetër Prishtinën e Bashkimin. Bashkimi arriti fitore të rëndësishme ne kryeqytet 61:80. Për këtë fitore lojtaret më efikase ishin Sarah Mgbeike 28 pikë, 13 kërcime dhe 4 asistime si dhe Arbnore Përçuku me 15 pikë, 8 kërcime 11 asistime.
Ballafaqimi mes Penzes e Trepçës i takoi Penzes me rezultat 82:78 kështu duke iu afruar Play Off-it edhe më shumë. Peevy Lucia Elise me 26 pikë e 10 kërcime e cila u ndihmua nga Saranda Daci me 12 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime.
Java e 19 u mbyll me ndeshjen në mes Peja 03 dhe UnitedBasketball me rezultat 95:62. Tek Peja 03 lojtarja më e dalluar ishte Jenna Mastellone 23 pikë, 10 kërcime dhe 5 asistime
Në këtë fundjavë zhvillohet xhiro e 20 e cila është edhe xhiro e fundit e edicionit të rregullt.