Basketbollistët e Kosovës të shtunën mbrëma kanë mbajtur stërvitje në Baku të Azerbajxhanit.
Stërvitja ka shkuar sipas planit dhe nuk ka lëndime, para sfidës që do të zhvillohet të dielën.
12shja nuk ka ndryshuar nga ndeshja me Irlandën dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.
Sfida ndaj Azerbajxhanit është në ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 sipas kohës në Kosovë.
Ndeshja transmetohet në Kujtesa.
Kosova të enjten mundi Irlandën 83:75.
Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.