Trepça është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll. Mitrovicasit në një super finale dhe një super triler kanë mundur Sigal Prishtinën 71:69 (22:15,16:20, 13:16, 20:18), që ishte hera e tretë radhazi që fitojnë trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.
Ndeshja ishte e barabartë nga fillimi deri në fund, derisa është vendosur në çastet e fundit, ku aksionin e fundit e kishin prishtinasit, që nuk e shfrytëzuan dhe sfida përfundoi 71:69.
MVP i finales është shpallur Drilon Hajrizi, çmim të cilin ia ka dorëzuar Sekretarja e Përgjithshme e basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i ka dorëzuar Kupën, kapitenit të Trepcës, Valdrin Haxhiu.
Ky ishte fundi i spektaklit në Gjakovë, ku nga 13 shkurti është zhvilluar Final 8 e që spektakël në parket dhe tribuna.