Të shtunën (17.02) nga ora 14:00 zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës te femrat në mes Prishtinës dhe Bashkimit. Sfida mes dy skuadra do të zhvillohet në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë.
Në përgjithësi te femrat, Prishtina e ka fituar 12 herë Kupën e Kosovës, duke përfshirë edhe vashat e Universitetit të Prishtinës, që kanë triumfuar shtatë herë.
E, në anën tjetër Bashkimi ka fituar shtatë herë, si dhe është fituese aktual i Kupës së Kosovës. Ndërsa Penza e ka fituar gjashtë herë.
Finalja e femrave do të vë përballë Bashkimin dhe Prishtinën, dy skuadrat më të mira për momentin në basketbollin e femrave. Në garat e Superliga Femrat, prishtinaset dhe prizrenaset kanë bilancë të njëjtë me nga 16 fitore dhe dy humbje.
Lista e plotë e fitueseve të Kupës së Kosovës:
1997/98 Bashkimi
1999/2000 Universiteti
2000/01 Universiteti
2001/02 Universiteti
2002/03 Universiteti
2003/04 Universiteti
2004/05 Universiteti
2005/06 Universiteti
2006/07 Bashkimi
2007/08 Bashkimi
2008/09 Bashkimi
2009/10 Penza
2010/11 Penza
2011/12 Penza
2012/13 Penza
2013/14 Penza
2014/15 Prishtina
2015/16 Penza
2016/17 Pro Bet Prishtina
2017/18 Prishtina
2018/19 Prishtina
2019/20 Bashkimi
2020/2021 Prishtina
2021/22 Bashkimi
2022/23 Bashkimi