Trepça është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës, duke mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 72:59 (22:10, 15:21, 20:11, 15:17).
Trepça e nisi ndeshjen për mrekulli, ku nga fillimi ishin në epërsi, që e ngritën me kalimin e minutave në 22:6, derisa çereku i parë përfundoi 22:10. Sidoqoftë, therandasit nuk u dorëzuan për të afruar shifrat në periudhën e dytë, ku pjesa e parë përfundon 37:31.
Lojë shumë e luftuar në parket u zhvillua në periodën e tretë, por prapë skuadra mitrovicase ishte më e mirë, derisa shifrat pas 30 minutash ishin 57:42. Në dhjetë minutat mitrovicasit ruajtën epërsinë dhe fituan 72:59.
MVP i gjysmëfinales është shpallur Drilon Hajrizi, i cili e mbylli ndeshjen me 14 pikë, tetë kërcime e katër asistime.
Në finale mitrovicasit e presin fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Bashkimi.