14/02/2024 FBK

Dushku në Tryezën e Pestë të Sportit, flet për organizimin e garave ndërkombëtare në Kosovë

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku të martën ishte pjesë e panelit në Tryezën e Pestë të Sportit të organizuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës (MKRS) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) në të cilën morën pjesë përfaqësues të institucioneve, federatave sportive dhe të komunitetit sportiv.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mes akterëve të sportit në raport me prioritetet e politikave sportive për vitin 2024.

Në hapje folën zëvendësministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Diskutimi në tryezë u nda në dy panele të ndryshme, ku tema në panelin e parë ishte reforma ligjore në sport, ndërsa në panelin e dytë politikat sportive dhe prioritetet për vitin 2024.

Dushku ishte pjesë e panelit të dytë në të cilin ka folur për temën: Organizimi i garave ndërkombëtare në Kosovë, më saktësisht ajo e ka ndarë përvojën e Federatës së Basketbollit të Kosovës në organizimin e garave ndërkombëtare që nga anëtarësimi në FIBA në vitin 2015.

Federata e Basketbollit e Kosovës prej vitit 2018 rregullisht organizon FIBA Kampionate Evropiane të gjeneratave të reja, derisa vetëm në vitin 2024 FBK do të organizojë pesë gara ndërkombëtare.

Pjesë e këtij paneli ishte trajneri me tri medalje olimpike në xhudo, Driton Kuka i cili e ndau përvojën e tij si trajner me të pranishmit dhe foli për rëndësinë e pjesëmarrjes në Lojëra Olimpike. Krahas Kukës në këtë panel morën pjesë edhe Presidentja e Komitetit Paralimpik, Njomza Emini, Zyrtari i Departamentit të Sportit në MKRS, Fidan Shatri dhe Zyrtari për Media në KOK, Kushtrim Krasniqi.

Ndërkaq në panelin tjetër ku është diskutuar për reformën ligjore morën pjesë: Jeton Oruqi, ekspert ligjor, Bernard Tahirbegolli, koordinator i KosAda, Rinor Hoxha, ekspert ligjor dhe Blerina Imeri, udhëheqëse e zyrës ligjore në KOK.

Në kuadër të reformës ligjore u prezantua dhe u diskutua Ligji i ri i sportit, Ligji Anti-Doping, Ligji për parandalimin e dhunës në sport, si dhe ndikimi i reformës te komuniteti i sportit.

Duhet theksuar se në Tryezën e Pestë të Sportit, FBK u përfaqësua nga Kryetari, Arben Fetahu dhe Nënkryetarja, Linda Shala.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: