Java e 17 në Superliga Femrat ishte java që solli rezultatet më befasuese të këtij edicioni.
Trepça arriti që të triumfoj ndaj Prishtinës me rezultat 68-76. Për këtë fitore shumë të rëndësishme për vajzat nga Mitrovica dyshja amerikane Marsnay Moore dhe Jessica Wilson ishin më të dalluarat.
Moore kontribuoi me 50 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime kurse Wilson me 17 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime.
Fitore në derbin pejan shënoi Penza ndaj Peja 03 me rezultat 65-72, dyshja vendore Daci e Vraniqi ishin më të dalluarat e derbit.
Saranda Daci ishte e saktë për 18 pikë, 15 kërcime dhe 3 asistime ndërsa Sara Vraniqi shtoi edhe 20 pikë, dhe kishte 4 kërcime dhe asistime.
Në fitoren e thellë të Bashkimit ndaj UnitedBasketball 38-128 më meritorja ishte e zakonshmja Sarah Mgbeike me 31 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime.