Trepça ka shënuar fitoren e 13-të radhazi në Prince Caffe Superligë, ku kësaj radhe mundi Bashkimin me rezultat 68:78 (11:24, 18:20, 24:18, 15:16).
Sfida u zhvillua në kuadër të javës të 20-të të Prince Caffe Superligës.
Mitrovicasit e fillojnë fuqishëm ndeshjen, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 5:17, kurse çerekun e parë e fituan 11:24. ‘Xehetarët’ vazhduan me lojë të mirë për të ngritur epërsinë deri në 17 pikë, 27:44, derisa pjesa e parë përfundoi 29:44.
Prizrenasit në pjesën e dytë filluan të këndellen dhe të rikthehen, duke afruar shifrat në 64:65, sidoqoftë, mysafirët u shkëputën edhe një herë dhe fituan me dhjetë pikë dallim, 68:78.
Te Bashkimi u dalluan Erik Copes me 15 pikë e tetë kërcime dhe Lejson Zeqiri me 15 pikë e shtatë kërcime, kurse te Trepca u dalluan Drilon Hajrizi me 16 pikë e shtatë kërcime, Mikaile Tmusiq me 14 pikë, Darnell Edge me 15 pikë dhe Kevin Davis me 16.
Bashkimi është në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje, derisa Trepça në vendin e parë me 18 fitore e dy humbje.