Në një ndeshje mjaft interesante dhe me kthesa në rezultat, Peja ka triumfuar në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 66:69 (19:25, 21:11, 17:21, 9:12), në javën e 20-të të Prince Caffe Superligës.
Kampionët e Kosovës e nisën ndeshjen më mirë me një seri prej 0:7, duke ngritur epërsinë në 11:20, derisa çerekun e parë e fituan 19:25. Por, në periudhën e dytë pranë rezultatit 27:33, prishtinasit me një seri fantastike prej 13:0 përmbysin shifrat në 40:33, kurse pjesa e parë përfundoi 40:36.
Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë dhe ngritën epërsinë në 50:41, por verdhezinjtë nuk u dorëzuan, duke u rikthyer dhe rezultati pas 30 minutash ishte 57:57. Dhjetë minutat e fundit ishin vendimtare, ku kësaj radhe kampionët e Kosovës u shkëputën në 58:65, derisa përkundër përpjekjeve të vendasve triumfuan 66:69.
Te vendasit u dalluan Shaheed Davis me 17 pikë e katër kërcime dhe Dante Clark me 16 pikë e tetë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Larry Thomas me 24 pikë e tetë kërcime dhe Justin Davis me tetë pikë e 20 kërcime.
Sigal Prishtina mbetet në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje, kurse Peja e dyta me 15 pikë e pesë kërcime.