Në fundjavë është zhvilluar Final 4 në Kupën e Veteranëve.
Në Mitrovicë janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.
Në ndeshjen e parë, Prishtina ka mundur Trepçën me shifrat 81:50, derisa në sfidën e dytë, Vëllaznimi ka mundur Pejën 50:58.
Në finale Prishtina ka shënuar fitore kundër Vëllaznimit me rezultat 60:45.
Kupën e Kosovës për Veteranë për edicionin 2023-2024 e fitoi KBV Prishtina.
Lojtari MVP i turneut u shpall Edmond Azemi, i cili edhe ishte koshashënuësi më i mirë i turneut.
Kupën kapitenit Arsim Svirca dhe medaljet skuadrave finaliste i ndau Naim Hajrizi, Kryetar i Komisionit për Veteranë.