Bashkimi kthehet me fitore nga Mitrovica

Bashkimi kthehet me fitore nga Mitrovica

27/01/2024

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 75:88 (26:23,16:24,12:12,22:29).

Trepça në çerekun e parë pati paraqitje më të mirë duke arritur që edhe të krijoj epërsi prej 3 pikësh. Vajzat e Bashkimit rikthyen lojën në favorin e tyre gjatë çerekut të dytë duke u kundërpërgjigjur ndaj Trepçës me edhe 24 pikë.

Rezultati i pjesës së pari ishte 42:47 në të mirë të mysafireve.

Pas pushimit, loja në çerekun e tretë ishte e barabartë, dy skuadrat shtuan në radhët e tyre nga 12 pikë.

Kurse në fund Bashkimi edhe një herë tregoj vëmendje më të madhe duke i shënuar edhe 29 pikë kurse Trepça 22. Loja u mbyll me rezultat të përgjithshëm 75:88.

Tek skuadra fituese më të dalluarat ishin Adrienne Godbold 22 pikë, ndërsa u ndihmua nga Arbnore Përquku që shtoi edhe 19 pikë të tjera.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners