Bashkimi mundi Istogun në Prizren me rezultat 73:90 (28:27, 20:22, 3:22, 22:19), në javën e 17-të të Prince Caffe Superligës, ku periudha e tretë ishte vendimtare.
Çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej, duke përfunduar 28:27, derisa në periudhën e dytë, istogasit kaluan në epërsi prej nëntë pikësh, 44:35, por prizrenasit arritën të kthehen shpejt, duke shkuar në pushim me shifrat 48:49.
Perioda e tretë ishte vendimtare, pasi Istogu shënoi vetëm tri pikë për dhjetë minuta karshi 22 të prizrenasve, duke e bërë dallimin e madh në këtë ndeshje dhe Bashkimi triumfoi 73:90.
Arian Azemi ishte më i miri te istogasit me 23 pikë, kurse te prizrenasit më i miri ishte Lejson Zeqiri me 24 pikë e 12 kërcime.
Istogu mbetet në vendin e fundit me një fitore e 16 humbje, kurse Bashkimi është në vendin e gjashtë me gjashtë fitore e 11 humbje.