Fitore dramatike e “Vreshtarëve” ndaj Vëllaznimit

Fitore dramatike e “Vreshtarëve” ndaj Vëllaznimit

24/10/2026

Rahoveci 029 ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Vëllaznimit me rezultat 100:99, në kuadër të xhiros së gjashtë të ProCredit Superligës.

Përballja ishte interesante nga fillimi deri në momentet e fundit, me të dyja skuadrat që luftuan për fitore. Dueli mbeti i hapur deri në fund, ndërsa vetëm një pikë bëri dallimin në rezultatin përfundimtar.

Në një ndeshje ku skuadrat realizuan së bashku 199 pikë, “Vreshtarët” arritën të dilnin fitues para publikut vendas, duke e mbyllur me sukses këtë përballje të baraspeshuar.

Te vendasit u dalluan Mika Adams me 37 pikë, 7 kërcime e 6 asistime dhe Kareem Rozier me 29 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Kentrell Pullian me 29 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime.

 

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners