Menaxheri i Përfaqësueseve të Kosovës dhe Zëvendës Sekretari i FBK-së, Adriatik Rraci ka marrë pjesë në Workshopin për JR NBA, që po organizohet në Paris.
Në këtë Punëtori kanë marrë pjesë 45 përfaqësues nga Federatat Nacionale nga vendet evropiane, ndërsa Rraci është deleguar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Në këtë Punëtori u ligjërua për zhvillimin e gjeneratave të reja, përkatësisht zhvillimin e JR NBA-së.
Kosova për vitin e dytë radhazi është pjesë e këtij projekti, derisa edicionin e kaluar në këtë Punëtori kishte marrë pjesë Arben Krasniqi, Drejtor Teknik i FBK-së.
Kjo Punëtori është e shumë e mirëseardhur për të gjithë pjesëmarrësit dhe për t’i diskutuar temat që synojnë ngritjen e kësaj lige dhe zhvillimin e gjeneratave të reja.
Në këtë Workshop kanë ligjëruar Përfaqësues të JR NBA-së: Troy Justice/Byron Spruell, Neal Meyer, Sergio Friede/Matt Brenner/James Briars, Dawn Smyth, Brittany Mann, Matt Kramer, Mateo Arviset.
Pjesëmarrësit kanë vizituar NBA House, që është hapur të mërkurën në Paris, ku kanë luajtur edhe një ndeshje mes tyre, sa për të krijuar në lidhje mes pjesëmarrësve në Paris.
Po ashtu Rraci do të shijojë edhe ndeshjen e NBA-së në Paris midis Brooklyn Nets dhe Cleveland në “Accor Arena”.