Po mbahet FIBA Scod Klinika e Gjyqtarëve

Po mbahet FIBA Scod Klinika e Gjyqtarëve

04/01/2024

Sot (e enjte) po zhvillohet FIBA Scod Klinika për Gjyqtarët e FBK-së.

Klinika organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Departamentin e Gjyqtarëve të FIBA-s. Në FIBA SCOD Klinikë mes sezonale pjesëmarrës kanë qenë 36 gjyqtarë nga të gjitha listat e gjyqtarëve të FBK-së.

Klinika po udhëhiqet nga FIBA Instruktori Nacional, Faton Kurshumlija.

Hapjen e Klinikës e ka bërë Artan Gashi, Kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës.

Më pas kanë bërë prezantimet Faton Kurshumlija dhe Artian Thaçi.

Në Klinikë kanë ligjëruar edhe Gjorgji Piperkov, Instruktori i Gjyqtarëve të FIBA-s.

Në fund do të bëhet testi online për Rregullat e Basketbollit.

Testi fizik për gjyqtarët e Kosovës do të mbahet më 25 janar.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners