Afati kalimtar më 25 dhe 26 dhjetor

Afati kalimtar më 25 dhe 26 dhjetor

24/12/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, afati kalimtar për vendorët, si dhe të huajt do të jetë më 25 dhe 26 dhjetor (e hënë-martë).

Në këtë afat kalimtar, klubet mund të paraqesin transferimet e reja, si për vendorët ashtu edhe për të huajt.

Klubet pritet të jenë mjaft aktive edhe në këtë afat kalimtar, duke marrë parasysh synimet që kanë, si dhe duke marrë parasysh faktin se në stinorin pranveror zhvillohet Kupa, si dhe vendoset për titullin e kampionit dhe kush bie nga liga.

Stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant në Prince Caffe Superligë.

Gjithashtu transferime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners