Akreditimi për Laureatët e Vitit

Akreditimi për Laureatët e Vitit

18/12/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ju njofton se, është hapur akreditimi për ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2023.

Ceremonia do të mbahet më 21 Dhjetor në ora 19:00 te “Menza” (Pejton) në Prishtinë.

Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.

Akreditimi është i hapur deri më 20 Dhjetor në ora 12:00.

Në këtë event do të shpallen: Basketbollisti i vitit; Basketbollistja e vitit; Pesë (5) basketbollistët më të dalluar të vitit; Pesë (5) basketbollistet më të dalluara të vitit; Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve; Skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave; Trajneri më i mirë i vitit; Shpresa e vitit te djemtë; Shpresa e vitit te vajzat; Çmimi i Internetit nga Art Motion dhe Kujtesa, Gjyqtari i vitit; Punëtori më i dalluar i vitit dhe Mirënjohje të tjera.

Në këtë ngjarje do të ketë shumë befasi për të pranishmit.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners