Golden Eagle Ylli fiton sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 71:92 (22:29, 24:20, 17:20, 8:23), në javën e 13-të të Prince Caffe Superligës, ndeshje që u vendos në dhjetë minutat e fundit.
Çereku i parë u zhvillua me rikthime në rezultat, derisa në fund, therandasit e fituan këtë pjesë 22:29. Mysafirët në periudhën e dytë disa herë ishin në epërsi deri në dhjetë pikë, sidoqoftë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat, ku pjesa e parë përfundoi 46:49.
Lojë e barabartë u zhvillua edhe në periodën e tretë, që përfundoi me një shënim pothuajse nga koshi në kosh nga Jan Palokaj për 63:69. Në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Ylli bëri shkëputjen dhe menaxhoi lojën dhe epërsinë, për të triumfuar 71:92.
Te Proton Cable Prizreni më të mirët ishin Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime dhe Isaiah Kelly me 21 pikë e pesë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina dhe Chris Harris me 17 pikë e shtatë kërcime, Jalen Nesbitt me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Dajuan Graf me 11 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.
Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse therandasit nëntë tetë fitore e pesë humbje.