Penza ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj United Basketball me rezultat 58:66 (17:18,12:14,10:17,19:17).
Kjo ishte ndeshja përmbyllëse e xhiros së 11. Në pjesën e parë u pa lojë shume e barabartë nga dy skuadrat.
Në fund të dy periudhave të para Penza u tregua më e kujdesshme duke arritur një epërsi solide për të shkuar në pushim me tre pikë më shumë, 29:32.
United Basketball vazhdimisht ishte në ndjekje të rezultatit por përsëri edhe çereku i tretë përfundoi në favor të vajzave nga Peja e kësaj here më 7 pikë më shumë.
Edhe pse çereku i fundit i takoi vajzave nga Gjilani nuk mjaftoi që ta shënonin fitoren e parë në këtë edicion.
Për skuadrën fituese më së shumti kontribuuan përforcimet e fundit, Saranda Daci me 22 pikë, 21 kërcime dhe 2 asistime si dhe Vesa Nikqi me 13 pikë 1 kërcime dhe 2 asistime.
Kurse tek United Basketball më e dalluara ishte Anesa Korqa me 14 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime.