Nata e yjeve më 21 dhjetor me shumë befasi

Nata e yjeve më 21 dhjetor me shumë befasi

14/12/2023

Më 21 dhjetor do të mbahet ceremonia e Laureatëve të Vitit në basketboll.

Në Laureatët 2023, do të nderohen më të mirët e basketbollit të Kosovës për vitin që po e lëmë pas, si dhe ata që kanë dhënë kontribut të çmuar në sportin tonë të dashur.

Në këtë event do të shpallen: Basketbollisti i vitit; Basketbollistja e vitit; Pesë (5) basketbollistët më të dalluar të vitit; Pesë (5) basketbollistet më të dalluara të vitit; Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve; Skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave; Trajneri më i mirë i vitit; Shpresa e vitit te djemtë; Shpresa e vitit te vajzat; Çmimi i publikut nga Art Motion dhe Kujtesa, Gjyqtari i vitit; Punëtori më i dalluar i vitit dhe Mirënjohje të tjera.

FBK ka zbuluar identitetin e eventit të fundvitit, derisa në këtë ngjarje do të ketë shumë befasi për të pranishmit.

‍

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners