Peja dhe Prishtina kanë vazhduar me fitore në Ligën e Veteranëve.
Njëkohësisht janë skuadra e vetme pa humbje në këtë ligë, ku garojnë ish-basketbollistët që kanë dhënë kontribut të çmuar në basketbollin e Kosovës.
Bashkimi ka regjistruar fitoren e parë në këtë ligë. Prizrenasit kanë mundur Yllin 75:53, njëkohësisht humbja e tretë për therandasit.
Në duelin më interesant të kësaj xhiro, Peja ka mundur si mysafir Trepçën, 59:63. Për pejanët ishte fitorja e tretë në po aq ndeshje, kurse për mitrovicasit humbja e tretë në po aq ndeshje.
Prishtina ia ka shkaktuar humbjen e parë Vëllaznimit. Prishtinasit shënuan fitore 55:67, në sfidën e javës së tretë. Bardhekaltrit tani kanë tri fitore e asnjë humbje, ndërsa kuqezinjtë dy fitore e një humbje.
Java 3-Liga e Veteranëve
Bashkimi-Ylli 75:53
Trepça-Peja 59:63
Vëllaznimi-Prishtina 55:67