Thirrje për shprehje interesi për trajneret dhe gjyqtaret femra

Thirrje për shprehje interesi për trajneret dhe gjyqtaret femra

06/12/2023

Federata e Basketbollit e Kosovës shpall “Thirrje për shprehje Interesi” për trajneret dhe gjyqtaret femra në vendin tonë.

Qëllimi i kësaj thirrje është që të identifikohen trajneret dhe gjyqtaret femra në Kosovë dhe më pas do të ju ofrohen trajnime dhe mundësi për të ardhmen.

Trajnimet janë të drejtuara për trajnere dhe gjyqtare femra që kanë dëshirën dhe synimin për të filluar/vazhduar karrierën si profesioniste në botën e basketbollit.

Kjo thirrje është në kuadër të Projektit Promise.

Projekti "PROMISE" përbëhet nga 7 institucione që mbulojnë 6 vende evropiane siç janë: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria. Partneriteti është një kombinim i një organizate akademike, përgjegjëse për projektimin dhe vlerësimin e mjeteve, 5 federata kombëtare të basketbollit (Franca, Bullgaria, Kosova, Irlanda, Portugalia) dhe 1 federatë rajonale e basketbollit, Federata e Basketbollit e Katalunisë, e cila edhe udhëheqëse e projektit.

Të interesuarat mund të dërgojnë CV-në në email-adresën projectmanager@basketbolli.com deri të shtunën (9.12.2023).

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Partners