Superliga e Femrave është zhvilluar gjatë fundjavës me ndeshje tejet interesante. Kryendeshja ishte në Prishtinë ndërmjet, Prishtinës dhe Bashkimit.
Bashkimi arriti të shënoj fitore në kryeqytet me rezultat 70:92 kështu duke ia shkaktuar humbjen e parë Prishtinës. Për këtë fitore mjaftë të rëndësishme dyshja Jeta Zeka dhe Aulona Muhadri ishin më meritoret.
Jeta pati paraqitje mjaftë të mirë duke shënuar 17 pikë, pati 8 kërcime dhe asistoj 2 herë. Kurse Muhadri pati 11 pikë, 18 kërcime dhe 6 asistime.
Fitore mjaftë të rëndësishme shënoi edhe Trepça në udhëtim tek Penza me rezultat 74:78. Për fitoren e Trepçës më së shumti kontribuuan Mar’shay Moore me 44 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime e cila u ndihmua nga Jessica Wilson me 18 pikë, 12 kërcime dhe 3 asistime.
Në fundjavë fitore arriti edhe Peja 03 ndaj United Basketball me shifra 95:53, Saranda Daci ishte lojtarja e cila pati efikasitetin më të lartë në këtë ndeshje duke realizuar 26 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime.