Federata e Basketbollit e Kosovës hap këtë konkurs:
Titulli i vendit të punës: Praktikant/e në Departamentin e Financave (Me pagesë)
Orari i punës: 40 orë në javë (Orar i plotë)
Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi
Lokacioni: Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Praktikanti/ja në Departamentin e Financave është përgjegjës për “shëndetin” financiar të FBK-së;
- Asiston Menaxheren e Financave në mbledhjen, përgatitjen dhe interpretimin e raporteve, buxheteve, llogarive, komenteve dhe pasqyrave financiare;
- Asiston Menaxheren e Financave për përgatitjen e raporteve javore, mujore, vjetore, për Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FBK-së;
- Asiston Menaxheren e Financave në përgatitjen e faturave në emër të FBK-së;
- Asiston Menaxheren e Financave në kontrollimin e të ardhurave, rrjedhës së parasë, keshit dhe shpenzimeve të FBK-së;
- Zhvillon dhe menaxhon sistemet/modelet e brendshme financiare;
- Asiston Menaxheren e Financave në përgatitjen e listave të pagave për stafin e zyrës ekzekutive, si dhe për gjyqtarët/vëzhguesit, si dhe për stafin shtesë të FBK-së;
- Merr pjesë në stafin organizativ në të gjitha aktivitetet e federatës, si organizimi i Kuvendit të FBK-së, Kupës së Kosovës, kampeve, turneve, seminareve, klinikave dhe organizimeve për Përfaqësuesen A dhe Përfaqësueset e Reja të Kosovës;
- Asiston Menaxheren e Financave në mbylljen e projekteve për MKRS, KOK, KON, FIBA, Ambasada të huaja që veprojnë në Kosovë;
- Punë tjera të deleguara ndërkohë nga Menaxherja e Financave;
- I raporton direkt Menaxheres së Financave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, e cila është përgjegjës/e për Zyrën Ekzekutive të FBK-së;
Kualifikimet:
- ü I/e diplomuar në drejtimin Financa dhe Kontabilitet;
- ü Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
- ü Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);
- ü Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- ü Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
- ü Aftësi analitike në punë;
- ü Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
- ü Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
Të gjithë ata/o që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 11.12.2023, duke dërguar CV-në federata@basketbolli.com me titullin “Aplikimi për Praktikant/e në Departamentin e Financave”.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nëpërmjet telefonit.