Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 21 Nëntor 2023, konform Nenit 5 të Rregullores për Shpalljen e Laureatëve të Vitit e ka emëruar Komisionin për Shpalljen e Laureatëve të vitit në basketboll.
Neni 5, pika 2:
Komisioni përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, sipas kësaj përbërje:
2.1. Një anëtar i Bordit Ekzekutiv të FBK-së; (Linda Shala, Nënkryetare e Bordit të FBK-së).
2.2. Një ish-basketbollist eminent vendor; (Bekim Maxhuni).
2.3. Një ish-basketbolliste eminente vendore; (Adelina Qipa).
2.4. Dy gazetarë/e të sportit (preferohet nga fusha e basketbollit), të cilët i propozon Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës.
Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës e ka propozuar Tahir Sopin dhe Gramos Pyllën që të jenë pjesë e Komisionit për Shpalljen e Laureatëve të vitit në basketboll.
Ceremonia do të mbahet më 21 Dhjetor në ora 19:00 te “Menza” në Prishtinë.
Në këtë event do të shpallen: Basketbollisti i vitit; Basketbollistja e vitit; Pesë (5) basketbollistët më të dalluar të vitit; Pesë (5) basketbollistet më të dalluara të vitit; Skuadra më e mirë në konkurrencën e meshkujve; Skuadra më e mirë në konkurrencën e femrave; Trajneri më i mirë i vitit; Shpresa e vitit te djemtë; Shpresa e vitit te vajzat; Gjyqtari i vitit; Punëtori më i dalluar i vitit dhe Mirënjohje të tjera.